DYLON

Jahjaga: Duhet të dëshmohet pjekuri politike

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot me ish të dërguarin e SHBA për Ballkanin, ambasadorin Frank Wisner, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vend dhe për avancimin e proceseve demokratike. Në një njoftim nga Presidenca thuhet se presidentja Jahjaga tha se prania e vazhdueshme ushtarake dhe diplomatike amerikane në Kosovë, është me rëndësi për stabilitetin dhe paqen në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

“Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka hyrë në një fazë të rëndësishme të shtetësisë së kur është e domosdoshme të dëshmohet pjekuria politike dhe gatishmëria për të ndërtuar institucionet e vendit me qëllim të përmbushjes së agjendës evropiane dhe thellimit të reformave të brendshme. Ambasadori Wisner tha se Kosova ka arritur përparime të rëndësishme dhe ajo duhet të vazhdojë avancimin e proceseve demokratike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.