Jahjaga: Duhet të bëjmë zgjidhje për ikjet nga Kosova
Presidentja, Atifete Jahjaga, ka lajmëruar që sot do të mbledh Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, për të diskutuar për ikjet ilegale që së fundmi po ndodhin në masë të madhe në Kosovë.
Presidentja thotë se ka ftuar këtë këshill për të diskutuar njërën prej çështjeve më urgjente me të cilën po sfidohen.
“Në ora 10:00, kam ftuar takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, për të diskutuar njërën prej çështjeve më urgjente me të cilën po sfidohemi si institucione dhe si shoqëri, çështjen e migrimit ilegal. Është përgjegjësia jonë që të kemi një pasqyrë të qartë dhe të gjejmë zgjidhje adekuate”, thuhet në njoftimin e Jahjagës.
