DYLON

Jahjaga: Duhet ende punë për reformat në drejtësi

Avatar photo Redaksia

Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është mbajtur takimi i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit. Me këtë rast, presidentja Jahjaga ka theksuar se sistemi i drejtësisë në vend duhet të jetë i depolitizuar dhe autonom. Sipas saj institucionet duhet ti dalin zot premtimit për zero tolerancë kundër korrupsionit.

“Jemi zotuar që Kosova të jetë shtet i së drejtës. Ne duam reformë të thellë që do ta bëjë sistemin e drejtësisë të fortë. Duhet ende punë për reforma në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit, pasi që nga kjo varet rruga jone drejtë Be-së. Duhet të tregojmë vullnetin tonë për efikasitet dhe ti shmangemi drejtësisë së vonuar rastet e grumbulluara të korrupsionit, në prokurori dhe gjykata duhet të reduktohen”, ka pohuar Jahjaga.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.