DYLON

Jahjaga: Duhet angazhim për ruajtjen e rendit dhe ligjit

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeprokurorin Sylë Hoxha, kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Pecin, drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Muharrem Ajeti në një takim të përbashkët për të vlerësuar zhvillimet aktuale në vend pas seancës së fundit të Këshillit të Sigurimit për Kosovën dhe në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Duke vlerësuar punën e këtyre institucioneve dhe mekanizmave dhe kontributin e tyre, Jahjaga theksoi të nevojshëm harmonizimin e mëtutjeshëm të institucioneve të mandatuara për ruajtjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, implementimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me Republikën e Serbisë dhe përshpejtimin e reformave të cilat lidhen me përmbushjen e standardeve të përcaktuara për proceset integruese të Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.