DYLON

Jahjaga dhe Veseli kanë nderuar viktimat e Reçakut

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë nderuar sot viktimat e Reçakut. Presidentja bëri zbulimin e bustit të William Vokerit, i cili ishte bërë faktor që masakra e Reçakut të marrë vëmendjen ndërkombëtare.

Kjo masakër ishte cilësuar nga Walker si krim kundër njerëzimit.

EkoHigjiena

Walker i cili sot ka qenë i pranishëm në Reçak është shprehur i lumtur se kjo masakër kujtohet në këtë mënyrë.

“Jam shumë i lumtur t’i shoh shumë njerëz këtu. Nuk e dija sa mirë përkujtohej Reqaku, por e di se ai e përkujton, unë e përkujtoj, por të shohësh kaq shumë fëmijë dhe njerëz këtu është shumë mbreslënëse dhe jam shumë i inkurajuar nga kjo”, tha Walker.

Presidentja Jahjaga ndonëse bëri zbulimin e bustit, nuk tha ndonjë fjalë, ndërsa kryeparalamentari Veseli tha se institucionet, përveç përkujtimit që kanë për liri ta kenë obligim edhe të punohet rreth këtij ideali.

Në 17-vjetorin e masakrës së Reçakut, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Masakra e Reçakut” dhe në nderim të viktimave, vendosi një buqetë lule.

Duke e cilësuar 15 janarin ditë dhimbjeje dhe krenarie, kryetari Veseli theksoi se përveç përkujtimit për të rënët, të cilët dhanë gjithçka që ne sot të gëzojmë lirinë, institucionet e Republikës së Kosovës janë të obliguara të punojnë çdo ditë rreth këtij ideali.“Në këtë ditë të veçantë, i duhet bërë thirrje edhe ndërgjegjes njerëzore, e cila unifikoi bashkësinë ndërkombëtare, duke ftuar Konferencën e Rambujesë, pas së cilës pasoi intervenimi i NATO-s, si një arsye shtesë për të vazhduar dhe thelluar më tej partneritetin me SHBA-në dhe BE-në”, theksoi me këtë rast kryetari Veseli.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=55451


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.