DYLON

Jahjaga dënon sulmin mbi makinat e EULEX-it, e reagon edhe EULEX

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e dënon ashpër sulmin me armë zjarri mbi dy makina të misionit të EULEX-it, në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, në veri të territorit të Republikës së Kosovës.

Sulmi me armë zjarri mbi misionin e EULEX-it në Kosovë është përpjekje për të penguar vendosjen e ligjit në territorin e Republikës së Kosovës dhe sulm mbi rendin demokratik të saj.

EkoHigjiena

Sulmi mbi pjesëtarët e misionit të EULEX-it, është gjithashtu një përpjekje për të mbajtur nën tension dhe me frikë qytetarët në këtë pjesë të territorit të vendit, që duan shtrirjen e sundimit të ligjit dhe një jetë më të qetë.

Misioni i EULEX-it po ndihmon institucionet e vendit si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të të gjitha komuniteteve, për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të krijuar një vend të sigurt.

Presidentja e Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve përgjegjëse që autorët e këtij sulmi qyqar të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë.

Edhe EULEX reagon ndaj sulmit të mbrëmshëm në veri. ​Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm mbi veturën e policisë së EULEX-it, në veri të Kosovës.

Ky mision ka thënë se sulmi ndaj pjesëtarëve të tij, është sulm ndaj Bashkimit Evropian.

Sulmi është dënuar edhe nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga, që e ka quajtur akt kundër rendit demokratik të vendit.

Përndryshe, zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviq kishte deklaruar mbrëmë se dy vetura të misionit të Bashkimit Evropian janë sulmuar në veri të Kosovës në rrugën që shkon drejt kalimit kufitar në Bërnjak në komunën e Zubin Potokut, por të lënduar nuk ka.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.