DYLON

Jahjaga dënon fuqishëm vrasjen

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dënon fuqishëm vrasjen, gjatë natës, të këshilltarit të Asamblesë së Mitrovicës së Veriut nga Partia e Pavarur Liberale (Samostalna Liberalna Stranka) si akt qyqar që ka për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe frikësimin e qytetarëve.

Presidentja Jahjaga e cilëson vrasjen e këshilltarit nga radhët e SLS si tentim për të zmbrapsur përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj që të vendosin rend dhe ligj dhe të normalizojnë e stabilizojnë çdo cep të territorit të vendit.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga kërkon nga organet e rendit që të marrin të gjitha masat për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti dhe për të sjellë përpara drejtësisë kryesit e kësaj vepre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.