DYLON

Jahjaga dekoron Januzajn, Xhakën, Behramin dhe Shaqirin

Avatar photo Redaksia

Jahjaga dekoron Januzajn, Xhakën, Behramin dhe Shaqirin Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka ndarë dekorata për një numër të madh personalitetesh, të cilët cilësohet se kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. E në mesin e tyre janë edhe yjet e futbollit shqiptarë në botë Adnan Januzaj, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri të cilët u vlerësuan si Ambasadorë Nderi të Kosovës.

Atyre Titulli Ambasador Nderi i Kosovës u jepet për kontributin për interesat dhe afirmimin e Republikës së Kosovës. Zyra e Presidentes informon se dita dhe vendi i dhënies së dekoratave do të caktohet në një datë tjetër ku do të informohen të gjithë të dekoruarit ose familjet e tyre.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.