DYLON

Jahjaga beson se do të votohet Gjykata Speciale

Avatar photo Redaksia

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga beson se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë të premten në favor të themelimit të Gjykatës Speciale.

“Presidentja Jahjaga beson se Kuvendi do ta kalojë këtë sprovë të pjekurisë politike dhe do ta japë votën e tij për krijimin e Gjykatës, e cila nuk do ta trajtojë luftën e pastër për liri e pavarësi, por rastet e pretenduara individuale për krime”, ka deklaruar për ‘Epokën e Re’ këshilltari politik i Jahjagës, Arbër Vllahiu.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se Jahjaga vlerëson se edhe këtë herë Kosova do ta kalojë këtë sfidë.