DYLON

Jahi Mustafa në krye të nëndegës së AKR-së në Pogragjë

Jahi Mustafa në krye të nëndegës së AKR-së në Pogragjë
Avatar photo Redaksia

Dega e AKR-së në Gjilan po vazhdon me intensitet të shtuar të aktiviteteve nëpër nëndegë, si në qytet, po ashtu edhe në fshatra të Komunës së Gjilanit. Me këtë rast nëndega e AKR-së në Pogragjë, bëhet me kryesi të re, por duke u rizgjedh në krye të saj Jahi Mustafa.

Sipas drejtuesve të AKR-së, në këtë kuvend morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, anëtarë dhe përkrahës të AKR-së, e ku në këtë takim iu zgjodh edhe kryesia e re e nëndegës.

Me vota unanime u zgjodh kryesia.
1 Jahi Mustafa kryetar.
2. Fatlume Mustafa, nënkryetare
3. Ardit Shaqiri, nënkryetar.
4. Xhavit Mustafa, sekretar.

EkoHigjiena

Me këtë rast i sapozgjedhuri kryetar nëndege, Jahi Mustafa, pasi falënderoi të pranishmit për besimin që mori, dhe po ashtu përkrahjen nga Dega, tha se me punën e mirë që e kanë bërë si nëndegë e AKR-së në Pogragjë, e morën besimin dhe përkrahjen e fortë nga anëtaret dhe simpatizantët e AKR-së, për të vazhduar me punë.

“Do të punojmë bashkë edhe për një mandat për ta forcuar AKR-në në këtë lokalitet e bashkë edhe AKR-në e Gjilanit dhe të Kosovës,  për të dëshmuar se jemi subjekt i fuqishëm duke besuar në rezultate të mira dhe fitore edhe në zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.