DYLON

Jacobson: Zgjedhjet ishin në përputhje me standardët ndërkombëtare

Avatar photo Redaksia

​Ambasada amerikane në Prishtinë është e inkurajuar nga raportet e para të cilat tregojnë që zgjedhjet e së dielës ishin në masë të madhe të besueshme dhe në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.

Ambasada pret bashkëpunim me qeverinë e re në çështjet kyçe të cilat do të ndihmojnë në avancimin e aspiratave Euro-Atlantike të Kosovës.

EkoHigjiena

Në deklaratën për media të ambasadës amerikane thuhet:

Raportet e mediave dhe shoqërisë civile Kosovare, së bashku me raportet e ekipeve tona vëzhguese të ambasadës tregojnë që autoritetet Kosovare iu përgjigjën me përpikëri raporteve të kohëpaskohshme lidhur me parregullsi dhe manipulime të supozuar zgjedhore. Jemi duke i vëzhguar këto raporte nga afër dhe vazhdojmë të jemi të sigurt që KQZ, Policia e Kosovës dhe zyra e Prokurorit të Shtetit do të vazhdojnë partneritetin e tyre pozitiv për të siguruar që të gjitha incidentet janë hetuar rrënjësisht dhe janë zgjedhur sipas ligjeve Kosovare.

Ambasada vlerëson punën e zellshme të OSCE, EULEX dhe KFOR të cilët siguruan që secili qytetarë të mund të votojë në zgjedhjet e sigurta. Gjithashtu, presim të shqyrtojmë raportin fillestar vlerësues të Misionit Vëzhgues Zgjedhorë të Bashkimit Evropian.

Duke ndërtuar mbi suksesin e votimit të vitit të kaluar, zgjedhjet e djeshme edhe më tej vërtetuan se Kosova është plotësisht e aftë që të mbajë zgjedhje korrekte dhe transparente të cilat përmbushin standardet ndërkombëtare. Mbesim të inkurajuar nga përpjekjet individuale për ti shprehur të drejtat e tyre demokratike qoftë duke votuar për herë të parë apo duke e siguruar besueshmërinë e procesit. Fuqia e Kosovës qëndron në pjesëmarrjen dhe integrimin e plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës për të arritur një të ardhme më të begatë.

Çmojmë punën e zellshme të autoriteteve Kosovare, shoqërisë civile, mediave dhe partive politike ku secili dha kontributin jetik për suksesin e djeshëm. Më me rëndësi, përgëzojmë qytetarët e Kosovës që vendi i tyre i ri vazhdon të marrë hapa dramatik për ta çuar më tej zhvillimin e saj demokratik dhe aspiratat Evropiane.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.