DYLON

Jacobson thirrje liderëve për formimin e institucioneve

Avatar photo Redaksia

Thirrjet për formimin e institucioneve në Kosovë po vazhdojnë të bëhen kudo nga ndërkombëtarët. Madje edhe ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracy Ann Jacobson tha sot se udhëheqësit e Kosovës duhet t’i lënë anash dallimet e tyre politike dhe t’i formojnë institucionet sa më shpejtë që është e mundur. Siç thotë ajo, vetëm në këtë mënyrë mund të lëvizet përpara me çështjet e tjera të Kosovës.

Këto komente, Jacobson i bëri në ceremoninë e shënimit të javës për të drejtat e viktimave të krimit.

EkoHigjiena

“SHBA-të mbesin të përkushtuara që të punojnë me Kosovën sikurse edhe me shtetet tjera në rajon, përfshirë edhe në legjislacionin për viktimat e krimit, por për ta bërë këtë na duhet Kuvendi, na duhet Qeveria, prandaj i nxis udhëheqësit e Kosovës që t’i lënë anash dallimet e tyre politike dhe t’i formojnë institucionet e tyre sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që të lëvizet përpara me këtë dhe çështje të tjera të agjendës së Kosovës”, tha Jacobson.

E për viktimat e krimit, Jacobson tha se e të gjithë pa marrë parasysh prej nga vijnë,e ndjejnë peshën e krimit në një mënyrë apo tjetër.

Ajo tha se institucionet shtetërore të Kosovë janë qelës për arritjen e cakut për të ndihmuar viktimat e krimit. Jacobson përmendi, rastin në Ferizaj ku është hapur një strehimore e re për viktimat e dhunës në familje e cila punon ditë e natë dhe iu ofron ushqim, veshmbathje dhe këshillim me mbështetjen e SHBA-ve.

Kurse, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se kodi penal i Kosovës parasheh mundësi të qartë për mbrojtjen e viktimave dhe mundësi për lehtësimin e atyre viktimave që mund të jenë viktima të krimit gjatë trajtimit në gjyqësi apo hetuesi.

“Janë tre faktor që duhet t’i përgëzojmë sot, është Prokuroria e Shtetit, janë Policia e Kosovës dhe Gjykatat e Kosovës. Natyrisht prokuroria e shtetit ka rritur kapacitetet me zyrën për mbrojtjen e viktimave anë e kënd Kosovës që duhet t’i mbështesim me tutje. Por unë besoj se janë edhe tre faktor që duhet t’i ndihmojmë edhe më shumë në këtë drejtim. E para janë mediat, tentojmë që viktimat e krimit t’i trajtojnë si pjesë të viktimave, cilësdo pjesë të shoqërisë, po ashtu tentojmë që ata të kthehen dhe të rehabilitohen në shoqëri. e Dyta janë institucionet, nuk mjafto vetëm prokuroria, policia dhe gjyqësia, por duhet edhe institucionet tjera të punojnë në ndalimin, në veçanti e kam fjalën për shkollat dhe e treta në familjet tona”, tha Kuçi.

Ndërsa, kryeprokurori Sylë Hoxha tha se mbrojtja e viktimave të krimit do të jetë udhërrëfyes i gjithë sistemit prokurorial në Kosovë.

“Sensibilizimi i publikut me të drejtat e viktimave të krimit, përveç obligimit tonë moral e njerëzor është edhe përgjegjësi ligjore e të gjithë neve. ky obligim me së miri përshkruhet me moton një javë vetëdijesim dhe 365 ditë shërbim. Vetëdijesimi i publikut me të drejtat e viktimave të krimit është punë dhe obligim i përditshëm dhe i përbashkët. Vetëdijesimi pa dyshim se është prej obligimeve tona, por mbrojtja dhe përkrahja e të drejtave të viktimave t krimit është mision dhe vlerë që duhet të zbatohet në praktikë çdo ditë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Kryetari i këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, tha se pjesa më e madhe dhe e ndjeshme gjyqësisë është i dëmtuari, apo viktima e krimit.

Në fund një mirënjohje i është dhënë edhe ish kryeprokurorit të shtetit Ismet Kabashi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.