Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, ka komentuar fitoren në nëntë komuna të Listës “Srpska” në Kosovë.Ajo beson se udhëheqja e nëntë komunave nga lista “Srpska” nuk do të paraqesë rrezik për shtetin e Kosovës, por ka bërë thirrje për të pasur shumë vëmendje që mos të krijohet një Republike Serbe në Kosovë.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, të publikuar në numrin e sotshëm të saj, ambasadorja amerikane Jacobson, ndër të tjera tha: “Unë mendoj se çdo rrezik mund të minimizohet përmes bisedimeve, por mendoj që duhet të jemi shumë më të vëmendshëm që të mos kemi një situatë me një Republike Serbe”. /koha/