Liderët e partive politike, në takimin e sotëm me ambasadoren amerikane Trejsi Jakobson, janë pajtuar për përfundimin e shpejtë të reformës zgjedhore. Përfaqësues të partive politike theksojnë se është momenti i duhur që kjo çështje të përfundojë dhe në zgjedhje të ardhshme të shkohet me sistem të reformuar zgjedhor.
Edhe pse nuk pati deklarata për media nga takimi i liderëve politikë me ambasadoren Trejsi Jakobson, është konfirmuar se në këtë takim liderët e spektrit politik janë pajtuar për përfundimin sa më të shpejt të reformës zgjedhore, transmeton RTK.
Halit Krasniqi nga PDK, antëtar i Komisionit për reformë zgjedhore, thotë se tani është momenti i fundit që kjo çështje të përfundojë. Ai thekson se nëse ka vullnet politkik, refoma do të përfundojë në fillim të vitit.
Arben Gashi nga LDK, thekson se janë të gatshëm për reformë dhe zgjedhje duke konsideruar se reforma mund të përfundojë për një muaj nëse ka vullnet politik.
Edhe Ardian Gjini nga AAK, thotë se nëse ka gatishmëri reforma mund të përfundojë shpejtë. Ndërsa sa i përketë takimit të sotëm, pa dashur të jap konkluzione, ai tha se ka pasur pajtueshmëri për përfundim të refomës.
Kurse Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje konsideron se ngecjet në reformë zgjedhore janë pasojë e papërgjegjësisë së subjekteve politike.
SHBA e mbështesin fuqishëm këtë process. Liderët politikë në këtë takim Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Behgjet Pacolli, janë marrë vesh që procesi të përfundojë brenda këtij viti. Sipas legjislacionit në fuqi, data e zgjedhjeve duhet të dekretohet 6 muaj para se të mbahen ato. Rrjedhimisht, reforma zgjedhore duhet të kryhet tash në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje në muajin qershorin apo fundin e shtatorit të vitit të ardhshëm.