Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracy Jacobson ka uruar Shpend Ahmetin dhe Mimoza Kusari-Lilën për fitoren në Prishtinë dhe Gjakovë, duke vlerësuar se që të dy janë shkolluar në SHBA.
“Dy nga kryetarët e ri të komunave në Kosovë, Mimoza Kusari dhe Shpend Ahmeti janë të diplomuar tek Ron Brown në SHBA në programin master”, ka shkruar ambasadorja në Twitter, shkruan Indeksonline.
Jakobson ka uruar Kusarin-Lila, si kryetaren femër që do të udhëheq një komunë.
“Urim special për kryetaren e parë femër në Kosovë, Mimoza Kusari. E di që ajo është shumë bashkëpunëtore e mirë, lider llogaridhënëse. Urime më të mira për kryetarët e zgjedhur, me shpresën që ata të jenë llogaridhënës para zgjedhësve. Komunat nuk i takojnë partive, por qytetarëve”, ka shkruar Jakobson.