DYLON

Jacobson: Respektoni vendimin e Kushtetueses!

Avatar photo Redaksia

​Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey A. Jacobson mbështeti vendimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për t’i kërkuar qartësim Gjykatës Kushtetuese lidhur me rolin e saj në formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Mendoj se është plotësisht i duhur. Të gjithë e kemi parë nëpër lajme ditëve të fundit se ka interpretime të ndryshme: Jo neni 84, jo ai 89, si mund të përputhen ato. Mendoj se është veprim i përgjegjshëm për të kërkuar qartësim nga institucionet e Kosovës të ngarkuara me këtë, në këtë rast Gjykata kushtetuese”, ka thënë Jacobson transmeton VoA.

EkoHigjiena

Jacobson u bën thirrje të gjithëve të gjitha partive politike që të respektojnë vendimin e asaj gjykate kur të dalë.

“Thërras po ashtu, udhëheqësit politik dhe këtë e kam bërë edhe personalisht, që tash është koha për një periudhë qetësie, derisa punojmë në atë që është proces demokratik e që ndodhë në shumë vende të botës. Të ecim në rrugë të qetë, të moderuar dhe profesionale”, tha ambasadorja Jacobson.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.