Incidentet që kanë ndodhur në veri ditën e zgjedhjeve, janë ende duke u hetuar, një person është arrestuar, ndërsa do të zbulohen edhe të tjerët. Kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson në një intervistë për radion ”Evropa e Lirë”.
Të dielën në veri të Mitrovicës, tha ajo do të ketë një prani më rigoroze të strukturave të sigurisë, për të penguar përsëritjen e sulmeve që ndodhën sikur herën e kaluar.