DYLON

Jabllanoviq kërkon falje

Avatar photo Redaksia

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, ka kërkuar falje për ofendimin që u bëri nënave gjakovare duke i quajtur “egërsira”.

Jabllanoviq ka deklaruar se mund të jetë keqkuptuar, meqë sipas tij, nuk e ka pasur për qëllim t’a ofendoj askënd, raporton Indeksonline.

EkoHigjiena

“Ne në këtë konferencë për shtyp shfrytzojmë rastin që t’u kërkojmë falje të gjitha atyre grave që në luftë të vitit 1998/1999, i anë humbur më të dashurit e tyre. Po ashtu dua të them se deklarata ime e më hershme nuk ka qenë në asnjë moment e drejtuar ndaj atyre, unë në asnjë moment as nuk i kam fyer e as nuk i kam lënduar ato gra, dhe nëse dikush prej tyre është ndier e fyer apo e lënduar, unë sot u kërkoj falje atyre”, ka thënë Jabllanoviq.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.