Puçrat të njohura ndryshe edhe si akne janë një shqetësim vërtetë serioz, veçanërisht në moshën e adoleshencës. Por me afrimin e verës dhe shtimin e vapës, këto puçra rrezikojnë që të shtohen më shumë, ndaj duhet të keni parasysh disa ushqime të cilat duhen konsumuar rregullisht, pasi vetitë e tyre ndikojnë për pastrimin e lëkurës.
Uji- Pirja e shpeshtë e ujit eleminon toksinat e brendshme të lëkurës. Këshillobhet që të pihen 7-8 gota ujë në ditë.
Brokoli- Janë të pasur me vitaminat A, K, C, E. Vitamina A ndihmon për rigjenerimin e lëkurës, ndërsa tre vitaminat e tjera janë të pasur me antioksidantë dhe e mbajnë lëkurën të shëndetshme, duke parandaluar shfaqjen e akneve.
Peshku- Omega 3 dhe omega 6 janë dy acide yndyrore, tejet të rëndësishme për luftimin e puçrrave. Ky ushqim këshillohet të konsumohet dy herë në javë dhe bën që të zhduket çdo shenjë në fytyrë.
Hudhra- Është një nga ushqimet më të pasur me antioksidantë që ndihmon për parandalimin dhe kurimin e akneve. Mirëpo efekti është më i madh nëse hahen të gjalla.
Karotat- Përmbajnë vitaminë A dhe betakarotenë, duke mbajtur nën kontroll aknet.
Frutat e thata- Janë të pasura me minerale si zinku dhe seleni si dhe janë të pasura me minerale që garantojnë shëndetin e lëkurës.