Ja tetë pasojat negative te kafeinës
1. Iu bën te dëgjoni zëra
Sipas një studimi te Universitetit te Melburnit, kafeja është një lloj droge psikoaktive. Nëse pini me shume se 5 filxhanë mund te dëgjoni zëra qe ne fakt nuk ekzistojnë.
2. Dëmton mëlçinë
Sipas një studimi te kryer nga National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases ne Shtete e Bashkuara, dozat e vogla te kafesë e ndihmojnë trupin te detoksifikohet, por sasia e madhe mund te ketë pasoja te kundërta dhe te dëmtojë mëlçinë.
3. Rrit trysninë e gjakut
Studimi i kryer nga CarnegieMellonUniversity tregon se kafeja stimulon rrahjet e shumta te zemrës dhe mund te shkaktoje probleme me frymëmarrjen.
4. Te bën nervoz dhe te paarsyeshëm
Një frymëmarrje jo e mire mund te pengoje transportimin e mire te oksigjenit ne tru çka mund te dëmtojë procesin e vendimmarrjes.
5. Shkakton pagjumësi
Kafeja mund te pakësojë me 6 ore kohen e gjumit dhe duhen 24 ore qe substanca te largohet përfundimisht nga sistemi juaj. Mos pini asnjëherë kafe para se te flini.
6. Nxit shfaqjen e osteoporozës
Sipas një studimi te Universitetit te Oregon-it, kafeina nuk i bën mire kockave. Për te shmangur këtë rrezik, konsumatorët e mëdhenj te kafesë duhet te marrin sa me shume vitamine D.
7. Nxit urinimin e shpeshte
Kafeja mund te sjelle probleme me fshikëzën e urinës dhe te nxit te shkosh shpeshherë te urinosh.
8. Shkakton dhimbje koke
Sipas American Heart-Association, konsumatorët e mëdhenj te kafesë mund te kenë dhimbje koke, ankth, lodhje si dhe depresion.