DYLON

Ja testi që zbulon sindromën Dawn në shtatzëni

Avatar photo Redaksia

Studiuesit britanike, deklarojnë se përmes një testi të thjeshtë urine, gratë shtatzëna mund të zbulojnë nëse fëmija i tyre rrezikohet nga sindroma Dawn.

Një test i thjeshtë urine te gratë shtatzëna mund të zbulojë nëse fëmija i tyre rrezikohet nga sindroma Dawn. Sipas një studimi britanik, ky test ka një saktësi në nivelin 90%, i njëjtë me testet që kryen aktualisht. E veçanta e kësaj metode është se ajo mund të zbulojë rrezikshmërinë 8 javë pas ngjizjes.

EkoHigjiena

Aktualisht, në Britaninë e Madhe testi kryet pas javës së 11-të, përmes një kombinimi të ekzamimeve me ultratinguj dhe analiza gjaku, në klinika.

Ndërsa me metodën më të re, mostrat e urinës të gruas shtatzënë i nënshtrohen një ekzaminimi me spektrometër, për të parë disa çrregullime të mundshme të proteinave që shkaktojnë këtë sindromë.

Profesori Howard Cuckle, nga katedra e Obstetrike dhe Gjinekologjisë në Universitetin Kolumbia të New Jorkut tha se ky test i urinës mund të jetë një hap i madh në çrregullimeve shëndetësorë të fëmijëve që para lindjes. Kjo sipas tij mund t’u japë mundësi shkencëtarëve, korrigjimin në kohë të këtyre çrregullimeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.