Duhan pirja është një ves shumë i vështirë për tu eliminuar, persona të ndryshëm përpiqen që gjithnjë e më shumë të shmangin varësinë ndaj tij, për këtë është e rëndësishme që ato të përdorin produktet e duhura që i ndihmojnë të qëndrojnë larg tij.
Sipas një studimi të botuar në gazetën “Daily Mail”, vaji i peshkut është një produkt që mund t’ju vijë në ndihmë për të hequr dorë për një kohë të gjatë nga duhani.
Përbërësit e Omega-3 zëvendësojnë dëshirën për nikotinë.
Gjithashtu edhe ekspertët e shëndetësisë këshillojnë përdorimin e vajit të peshkut, i cili është pak i kushtueshëm.
Rabinovitz Shenkar, doktor në ‘Universitetin Haifa’ në Izrael, i cili ka kryer kërkimet tha: “Substancat dhe medikamente që përdoren aktualisht për të ndihmuar njerëzit për të reduktuar dhe lënë duhanin nuk janë shumë efektive dhe të shkaktojnë efekte negative, të cilat nuk janë të lehta për t’u përballuar”.