Doni që të mos vuani nga kanceri në mushkëri? Atëherë duhet të jetoni në mal. Ekspertët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar se njerëzit që jetojnë në lartësi të mëdha kanë më pak shans që të preken nga kjo sëmundje.
Studimi ka provuar se sa më lart të ngjitesh, mundësia për t’u prekur nga ky kancer thuajse zhduket komplet.
Kjo i ka bindur mjekët se oksigjeni i ndotur është arsyeja kryesore pse vjen kjo sëmundje.
Studiuesit thonë se nëse amerikanët do jetonin mbi 3 mijë metra mbi nivelin e detit, me shumë gjasë nuk do kishte një sëmundje të tillë.