DYLON

Ja si Serbia i përgjigjet FSK-së, për ofrimin e ndihmës pas përmbytjeve

Avatar photo Redaksia

E ashtuquajtura zyrë për Kosovën ka kumtuar se është tmerruar me, siç ka thënë ajo, me cinizmin e autoriteteve të Prishtinës, që Beogradit i kanë ofruar ndihmën e njësive special të FSK-së.

“Zyra për Kosovën është tmerruar me cinizmin dhe me pa korrektësinë e pushtetit të Prishtinës, i cili përmes të të ashtuquajturit ministër Agim Çeku, i ofroi Beogradit ndihmë të nëjsive special për mbrojtje nga katastrofat natyrore nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, me theksimin se ato kanë vullnet të shkojnë me pajisje në Serbi, nëse këtë e kërkon Qeveria e Serbisë”, thotë kumtesa që e publikon B92.

EkoHigjiena

Në kohën kur në Serbi numërohen viktimat dhe evidentohen dëmet e bëra nga vërshimet e pambajtura ndër mend deri më tash, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ofron ndihmë të atyre forcave të cilat, siç thotë kumtesa, populli serb në Kosovë i mban mend për të keq.

“Të dala nga mëngët e famëkeqes të të ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës, asociojnë në shumë krime për të cilat heshtet, e të cilat, me formimin e Gjyqit Special Ndërkombëtar për Krime Lufte, më në fund,
shpresojmë se do të zbardhen”, thotë kumtesa dhe shton se është e “palejueshme që deria gjithë bota është qytetëruar në këtë moment bashkëndjen me Serbinë dhe dërgon ndihma të pakursyera, Hashim Thaçi, shfrytëzon ditës e zisë që përmes mediave, me qëllime parazgjedhore, të promovojë të ashtuquajturën Ushtri të Kosovës”, thotë kumtesa e kësaj zyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.