Për erën e keqe të gojës mendohet se rreth 50% e popullsisë vuan nga një problem i tillë. Në Amerikë gati 50% e meshkujve dhe rreth 60% e femrave përdorin spray (erëra të mira) të ndryshëm apo çamçakëza për ta parandaluar atë.
Kjo erë shkaktohet prej bakterieve të gojës të cilat prodhojnë sulfur hidrogjeni. Higjena e gojës për keto bakterie dhe për shumimin e tyre është shumë e rëndësishme.
Si t’a parandalojmë erën e keqe të gojës:
1.Kujdesuni për dhëmbët tuaj. Kontrollojini dhe nëse duhet mjekojini.
2.Nëse duhet, përdorni testet për të parë se ku është gjendja.
3.Mjekojini infeksionet e gojës e mos i lini pas dore.
4.Pastrojini dhëmbët dhe gojën vazhdimisht.
5.Për të mos lejuar tharjen e gojës pini sa më shumë ujë.
6.Nxitni prodhimin e pështymës duke përdorur çamçakëza pa sheqer por kujdes nga ata me mentol pasi thajnë gojën.
7.Përdorni sa më shumë fruta dhe perime që kanë ujë si p.sh domate, sallator apo mollë. Përdorni majdanozin.
8.Largohuni prej qepëve, hudhrave ose përdorini ato në gjellë të ziera.
9.Largojuni cigares dhe alkoolit.
Nëse shqetësoheni për shkak të erës së keqe e cila del nga goja juaj, përvetësojeni shprehinë e pirjës së çajit te gjelbërt. Ai do të largojë cdo gjurmë të erës.
Jo vetëm që në këtë menyrë do të mposhtni kundermimin e keq të gojes, por edhe do të mbroni shëndetin e zgavres suaj të gojes pasi mund të reduktoni rrezikun nga zhvillimi i kariesit dhe kancerit të gojes.