Frutat janë miqët e lëkurës sonë. një studim i The Royal Society of Medicine nw Londër ka bërë një klasifikim të dhjetë frutave kryesore për një lëkurë të shëndetshme.
Rushi
Është një burim fantastik i antioksodantve, dhe i pasur me fibra dhe vitamina A dhe C, duke e shtuar këtë frut në ushqimin tuaj do të bëni një gjë të madhe për lëkurën tuaj.
Molla
Për lëkurë rinore zgjidhni mollët e kuqe , sepse ka përmbajtje më të lartë të kolagjenit për të promovuar elasticitetin e lekurës
Shalqi
Është i ëmbël dhe i freskët dhe përmban mbi 90% të masës ujë. Duke ngrënë këtë frut ju padyshim do të keni një lëkurë rrëzatuese.
Bananja
Bananet janë një nga burimet më të mira të kaliumit, një mineral i cili është thwlbësor në mbajtjwn e bilancit të lagështisë në lëkurën tuaj. Ju që keni probleme me lëkurën e thatë konsumoni patjetër banane.
Ananasi
Shumë kohë më parë ananasi është përdorur në disa kultura si bimë medicinale. Ky frut i njohur përmban një enzimë të quajtur bromelain, e cila luftonë inflamacionin dhe ënjte në lëkurë.
Luleshtrydhe
Jo vetëm e shijshëme por edhe shumë e mirë për lëkurën. Hani sa më shumë dhe lëkura juaj do t’ju falënderojë. Ky frut ka acid elagic të lartë, e cila lufton kundër dëmtimit të rrezeve UV dhe rrudhave.