/Ukshin ZAJMI/
/2L ONLINE/ – Dukument, përmes të cilit merret vesh urdhëresa qendrore e ish Jugosllavisë për zhdukjen e varrezave kolektive e individuale, të të vrarëve e të të persekutuarve nga organet e këtij shteti. Në këtë mes janë zhdukur gjurmët edhe të qindra e mijëra shqiptarëve.
Përkthimi:
Ministria e Punëve të Brendshme
Republika Popullore Federative e Jugosllavisë
Faqja secrete nr.63
9.VIII.1946
Beograd
Lënda:varrezat fashiste-zhduki
Ministrisë së Punëve të Brendshme
Republika popullore e Sllovenisë
Lubjanë
Me urdhëresën tonë prej 18 majit të vitit 1945 nr.1253 është caktuar që varrezat apo varret individuale të okupatorit fashist të largohen duke u rrafshuar për toke, kështu që të zhduket çdo gjurmë e ekzistencës së tyre dhe të eliminohen gjurmët të cilat do përkujtonin okupatorin famëkeq. Nëse kjo urdhëresë, deri më tani nuk është realizuar, është domosdo që menjëherë të ndërmerren masa që urdhëresa përpikërishtë të zbatohet dhe të zhduken të gjitha gjurmët e varrezave të fashistëve apo varret individuale.
Për realizimin e urdhëresës luteni që të na lajmëroni.
Vdekje fashizmit-Liri popullit!
Ndihmësi i Ministrit të Punëve të Brendshme
P.Iviqeviç