DYLON

Ja si duhet të bëhet pastrimi i duarve sipas mjeksisë

Avatar photo Redaksia

Një studim i ri tregon se pastrimi i duarve që ne e aplikojmë zakonisht është shumë i dobët. Hulumtuesit këtë javë kanë dalur me një studim të ri dhe më efikas në pastrimin e duhur të duarve për shëndet më të mirë.

Spitali i Epidemiologjisë e ka përkrahur metodën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilen duhet aplikuar në pastrimin e duarve.

EkoHigjiena

“Metoda me hapat që duhet ndjekur ndoshta merr kohë më shumë por është 21% më efikase sesa metodat tjera për mbrojtjen nga bakteret dhe ruajtjen e pastërtisë” është shprehur njëri nga studiuesit.

Këto janë 6 hapat që nuk duhet neglizhuar derisa jemi duke i pastruar duart:

1. Aplikoni pastën për pastrimin e duarve.

2. Bashkoni pëllëmbët e duarve dhe pastaj me njëren pëllëmbë pastroni shpinën e dorës dhe përsëriteni tek dora tjetër.

3. Bashkoni gishtat dhe pëllëmbët e duarve duke i lëvizur.

4. Kryqëzoni gishtat dhe i lëvizni në anën e kundërt.

5. Së fundmi, fshini gishtat e secilës dorë me pëllëmbën e dorës tjetër.
Shkencëtarët kanë vërtetuar se kjo metodë ka zvogluar në masë të madhe infeksionet e duarve tek përsonat që është bërë hulumtimi për një kohë të shkurtë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.