Ja si do të jetë moti në ditët në vijim sipas Institutit Hidrometeorologjik!
Në bazë të situatës sinoptike dhe gjendjes së elementeve meteorologjike të regjistruara në rrjetin meteorologjik të Kosovës, dita e shtunë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet do të vazhdojnë deri ditën e martë por që do të jenë të intensitetit të dobët.
“Nga dita e nesërme e gjatë gjithë javës së ardhshme, vendi ynë do të ndikohet nga këto masa të ftohta të ajrit të cilat burimin e kanë nga veriu dhe veriperëndimi i Kontinentit. Temperaturat do të zbresin dukshëm nga -4C deri -9C celsius. Do të fryj erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 3m/s deri 13m/s. Vetëm gjatë 3h e 40 min, sa zgjatën sot reshjet e shiut, sasia mesatare në Kosovë ishte 45mm (45liter për metër katrorë), derisa në vitin e kaluar, gjatë gjithë muajit shkurt sasia e reshjeve ishte vetëm 4mm ( 4 litër për metë katror)”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
