DYLON

Ja sa gota ujë duhet të pini gjatë ditës

Avatar photo Redaksia

Miliona njerëz në botë nuk ia kanë idenë se sa gota me ujë duhet të konsumojnë brenda një dite. Vetëm 4% e doktorëve në Britani janë shprehur se pacientët e dinë se sa litra ujë duhet të pijnë gjatë një 24-orëshi.

Femrat kanë nevojë që në një ditë të pijnë 1.6 litra ujë, që është e barabartë me tetë gota, ndërsa meshkujt për dy litra, ose e barabartë me dhjetë gota ujë.

EkoHigjiena

Lodhja, kokëdhimbja apo përqendrimi i ulët në punë janë vetëm disa nga shenjat e dehidratimit. Ekspertët kanë njoftuar se edhe lëngjet e freskëta dhe qumështi shërbejnë kundër dehidratimit, pasi përmbajnë proteina dhe kalcium.

“Një në pesë pacientë vizitojnë mjekun për simptoma sëmundjesh, të cilat vijnë pasi nuk kanë konsumuar sasi të mjaftueshme uji për një ditë. Shoh disa njerëz që janë të lodhur gjatë gjithë kohës dhe kjo vjen për shkak se nuk kanë konsumuar ujë ose lëngje”,- është shprehur Dr. Roger Henderson.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.