DYLON

Ja rivali i mundshëm i Dritës nëse kualifikohet në “play-off” të Ligës së Konferencës 

Ja rivali i mundshëm i Dritës nëse kualifikohet në “play-off” të Ligës së Konferencës 
Avatar photo Redaksia

Skuadra gjilanase e futbollit, FC Drita, ndeshjen e rrethit të tretë në Konferencë Ligë do ta luaj kundër skuadrës FK Auda nga Letonia.

Nëse e kalon me sukses këtë pengesë, Drita qysh tani e ka të qartë rivalin e mundshëm, e që është fituesi i ballafaqimit, Legia Varshava dhe Brondby

EkoHigjiena

Pra, Drita, paraprakisht i ka dy ballafaqime me FK Auda (vajtje – ardhje) dhe nëse arrin t’i kalojë me sukses këto dy sfidat, atëherë rezultati fitues do t’ia  mundësojë asaj përballjen me fituesin e duelit ndërmjet Legia Varshava dhe Brondby. 

Referuar edhe të kaluarës, duket se Drita e ka “dorën e rëndë” nëse i referohemi fatit, që po ia servon kundërshtarët më të fortë.

Gjithsesi, Drita e përforcuar dhe me objektivat që ka, do të duhej të fokusohet te vetja e saj pavarësisht kundërshtarit, dhe se në fushën e blertë ta kërkojë rezultatin pozitiv ndaj kushdo qoftë ajo skuadër rivale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.