Ja pse duhet të përdorim shkallët dhe jo ashensorin!
Ngjitja e shkallëve është një veprim që do ju vijë në ndihmë për të pasur një organizëm në formë të mira fizike. Përdorimi i shkallëve dhe eliminimi i ashensorit është dhe mënyra më e mirë që ju ndihmon të eliminoni disa probleme shëndetësore si;
Digjni kalori
Studime të shumta kanë treguar se ngjitja e shkallëve ndihmon në djegien e kalorive shumë më tepër se disa ushtrime fizike të cilat janë vendosur për këtë qëllim. Është përllogaritur se një person humbet 0.1 kalori për çdo shkallë që zbret apo ngjit.
Ngjitja e shkallëve redukton atakun kardiak
Një studim i realizuar nga universiteti i Harvardit ku morën pjesë 11.000 meshkuj, u vu re se ata që merreshin me aktivitet fizik, kishin afërsisht 30 % më pak shanse për atak kardiak.
Forcon muskujt
Muskujt të cilët stërvitën dhe forcohen gjatë ngjitjes apo zbritjes së shkallëve, janë të shumtë. Muskujt e këmbës janë të parët, më pas të fundshpinës dhe të barkut. Në këtë mënyrë, jo vetëm do të stërviteni pa ekstra mundim, por do të bëni të mundur dhe forcimin e imuniteti tuaj.
