Ja pse duhet të konsumoni mollë
Të mirat e mollës datojnë qysh kur edhe ka nisur të kultivohet. Molla nuk është e shëndetshme vetëm për gjatë konsumit, por përdoret edhe për trajtime estetike.
Molla ndihmon në elasticitetin e lëkurës dhe ndihmon tonifikimin e saj. Përdoret edhe për të zbardhur lëkurën dhe eliminuar njollat e zeza në lëkurë. Lufton plakjen e lëkurës. Maskat e fytyrës me mollë përdoren edhe në kushte të shtëpisë dhe janë ushqyes të mirë për fytyrën.
Për të gjithë ato femra që vuajnë shumë nga yndyra e tepruar në lëkurë, rekomandohet kjo maskë e lehtë për tu aplikuar: 1 mollë e pa qëruar 5 lugë të vogla kos Pastrojeni mollën nga brenda, hiqini farat dhe bluajeni mirë që të bëhet në formë kremi.
Përzieni me kosin duke e trazuar me një lugë apo pirun. Përhapeni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët dhe fshijeni butë me një peshqir. Gjithashtu mund ti shtoni disa pika mjalti nëse dëshironi .
