DYLON

Ja Platforma për rezultate preliminare dhe statistika nga pjesëmarrje në votime

Ja Platforma për rezultate preliminare dhe statistika nga pjesëmarrje në votime
Avatar photo Redaksia

KQZ bënë të ditur Platformën për rezultate preliminare dhe statistika nga pjesëmarrje në votime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedheve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat po mbahen sot, është funksionalizuar platforma elektronike, e cila do të jetë e qasshme para orës 09:00 të ditës së sotme.

EkoHigjiena

Në platformën e KQZ-së https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në votime nga 911 Qendra të Votimit me gjithsej 2,498 vendvotime në të cilat zhvillohet votimi i rregullt si dhe rezultatet preliminare të subjekteve politike, pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime.

Sipas dispozitave të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, pas mbylljes së procesit të votimit, në vendvotime do të bëhet numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike që garojnë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq, votat e kandidatëve për deputetë numërohen në Qendrat Komunale të Numërimit.

Në platformën për rezultate, KQZ do të publikojë statistika nga pjesëmarrja e votuesve në votime, në këto orare: 09:00, 13:00 dhe 17:00. /2LONLINE/