DYLON

Ja perimet më të pasura me proteina

Avatar photo Redaksia

Perimet nuk njihen si burim tipik i proteinave, porr ka shumë persona të cilët janë vegjetarian dhe për këtë mënyra më e mirë për të marrë proteinat e duhura është të konsumojnë perime të kombinuara me drithëra.

Bizelet. Gjysmë kupe bizele përmban 3.5 gramë proteina, një supë kremoze me bizele dhe mente është shumë e shijshme.
Spinaqi. Gjysmë kupe spinaq përmban 3 gramë proteina, përdorimi i tij në ushqim ka shum efekt pozitiv në marrjen e proteinave të nevojshme.

EkoHigjiena

Patatet e pjekura. Një patate mesatare përmban rreth 3 gramë proteina, mënyra më e mirë për të përfituar prej tyre është përzierja me spinaq dhe djathë.

Brokoli, përveç fibrave (2,6 gramë në gjysmë filxhani) është dhe një burim i mirë proteinash: 2 gramë në gjysmë filxhani.

Lakrat e brukselit, një burim i pasur lëndësh ushqyese. Çdo gjysmë filxhani përmban 2 gramë proteina, 247 mg kalium dhe 110 mg vitaminë K.

Misri. Gjysmë filxhani përmban 2 gramë, përzierja që mund ti bëni atij gjatë gatimit me gjalpë, limon e majdanoz është dhe mënyra më e mirë për të marrë proteinat e nevojshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.