/2L ONLINE/ – Një praktikë e re do të filloi nga sot në Kuvendin Komunal të Gjilanit ku nën organizimin e zyrës për informim, për punën e Kuvendit, por edhe të ekzekutivit, do të flasin, para gazetarëve, shefat e grupeve politike që përfaqësohen në Kuvend Komunal. Do të nis me atë të LDK-së si parti – pozitë, më e madhe në Kuvend, për të vazhduar me shefin e grupit opozitar PDK, për të vazhduar me atë të AAK-së-pozitë, dhe së fundi me shefin e Strupit të këshilltarëve të Lëvizjes vetëvendosje – opozitë.
“Zyra për Informim e Kuvendit Komunal do të organizojë konferencë me shefat e grupeve të këshilltarëve komunalë, për t`iu dhënë mundësi që t`i paraqesin para mediave vlerësimet e tyre për punën 6-mujore të asamblesë komunale dhe ekzekutivit”, thuhet në njoftimit e Zyrës për Infdormim të komunës së Gjilanit për t’u dhënë pastaj edhe orari i këtyre konferencave.
Konferencat me gazetarë do të mbahen sipas këtij orari: Sot do të nis me Avdyl Aliu (LDK), ora 12:00, E martë (21.07.2015) – Sahit Abazi (PDK), ora 11:00. E mërkurë (22.07.2015) – Selami Xhemajli (AAK), ora 11:00, si dhe e enjte (23.07.2015) – Nevzat Isufi (VV), ora 11:00. Konferencat mbahen në sallën e Kuvendit Komunal. /2L ONLINE/