DYLON

Ja në cilat rrugë do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve të rënda deri më 11 korrik

Ja në cilat rrugë do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve të rënda deri më 11 korrik
Avatar photo Redaksia

Nga sot e deri më 11 korrik 2020, për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin “Rehabilitimi i rrugës regjionale R-115 Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë dhe rruga R-210 Brezovicë- Qendra e Skijimit” (realizimit të murit mbrojtës në segmentin rrugor nga Ura e Hekurit në fshatin Firajë e deri në fshatin Drajkovc), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve të rënda/kamionëve në segmentin rrugor Ura e Hekurit në fshatin Firajë e deri në fshatin Drajkovc.

Gjatë kësaj periudhe kohore 30 (tridhjetë ditore), të gjithë pjesëmarrësit që kalojnë me mjete të rënda-kamionë në këtë segment rrugor, janë të obliguar të qarkullojnë, përmes rrugës alternative regjionale R-115 Prizren-Prevallë-Brezovicë-Shtërpcë dhe anasjelltas, ndërsa mjetet e lehta do të mund të qarkullojnë, përmes rrugës nëpër fshatin Firajë.

Ministria e Infrastrukturës, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit që kanë planifikuar të kalojnë më këto mjete në këtë segment rrugor, gjatë kësaj periudhe.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.