Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), parashikohet se ditët e para të javës do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të dobëta bore.
Ndërsa, nga e mërkura e tutje, Kosova do të ndikohet nga fushat anticilkonike të cilat do të karakterizojnë mot stabil, me intervale të gjata me diell, por të ftohtë.
Sipas Institutit, kjo do të ndodhë si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me origjinë polare.
Përndryshe, temperaturat minimale parashihet të bien deri -8 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.