Ja lista e futbollistëve të Kosovës për miqësoren ndaj Letonisë

Ja lista e futbollistëve të Kosovës për miqësoren ndaj Letonisë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti ka publikuar listën e futbollistëve me të cilët do t’i kundërvihet Letonisë.

Miqësorja Kosovë-Letoni zhvillohet më 13 nëntor në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Lista e futbollistëve:

Portierë:
Samir Ujkani, Bledar Hajdini, Faton Maloku

Mbrojtës:
Amir Rrahmani, Bajram Jashanica, Mërgim Vojvoda, Ardin Dallku, Fidal Aliti, Lirim Krasniqi, Armend Thaqi

Mesfushorë:
Hekuran Kryeziu, Besar Musolli, Bernard Berisha, Besar Halimi, Valon Berisha, Milot Rashica, Suad Sahiti

Sulmues:
Elbasan Rashani, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.

Përndryshe, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti ka vlerësuar se Letonia është një kundërshtar përafërsisht me cilësi të barabarta me Kosovën dhe sep ritet një lojë më ofanzive.
“Motivi tek lojtarët do të rritet edhe nga shikuesit, të cilët duhet t’i shpërblejmë për mundin që e kanë bërë për Kosovën, duke ardhur në Shkodër për të na përkrahur”, ka thënë Sahiti.

Për më tepër shih videon e FFK-së

KOMENTE