DYLON

Ja linku ku mund ta gjesh qendrën tënde të votimit

Ja linku ku mund ta gjesh qendrën tënde të votimit
Avatar photo Redaksia

Sot në mbarë Kosovën po zhvillohet procesi i votimit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), njofton qytetarët se para se të shkojnë në vendvotim, mund të sigurohen që e dinë ku votojnë, duke e gjetur qendrën e tyre të votimit këtu: https://qv.kqz-ks.org/sq/

Për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të dokumentit të tij të identifikimit dhe datën e lindjes.

Pasi të hapet një faqe e re, do të shfaqen të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit, e cila mund të shikohet edhe përmes GoogleMap.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.