Ja ku mund t’i gjeni biletat për ndeshjen KuPS – Drita
FC Drita përmes një shkresë iu është drejtuar tifozëve të saj në lidhje me ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve të “UEFA Conference League”, për t’i njoftuar se biletat për tifozët e skuadrës bardh e kaltër janë të vendosura në sektorët B6 dhe B7 të stadiumit.
Linku për blerjen e biletave https://www.lippu.fi/en/event/20653018/?affiliate=NOF
“Ju kujtojmë që gjithmonë të prisni njoftimet zyrtare nga faqja jonë zyrtare për sa i përket biletave të ndeshjeve në transfertë, në mënyrë që të shmangen çdo paqartësi apo problem. Faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme, shihemi në stadium”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Drita. /2LONLINE/
