DYLON

Ja ku dhe kur do të ndalet rryma sot!

Avatar photo Redaksia

Sipas KEDS, disa vende në Kosovë sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. për shkak të punimeve nëpër distrikte. Këtu përfshihen edhe disa pjesë nga Rajoni i Gjilanit.

Më 17.11.2016 në NS 35/10 kV Gjilani IV do të shkyçet:

EkoHigjiena

Dalja 10 kV TS 20 (60063014) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Iliria I, II, III dhe IV.

Më 17.11.2016 në NS 35/10kV Kllokot do të shkyçet:

Dalja 10kV Tërpeza (61065012) prej orës 16:00 deri në ora 20:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Zhiti, Tërpezë, Çifllak, Devajë, Kravaricë, Ballancë dhe TS Privat 1.

Më 17.11.2016 në NS 110/35/10 kV Viti do të shkyçet:

Dalja 10 kV Binqa(61067008) prej orës 08:00 deri në ora 12:00.

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bina, Debëlldeh, Shushtë, Buzovik, Kabash dhe Rrafshinë.

Arsyeja: revizion i daljeve 10 kV.