DYLON

Ja kandidatët për deputet nga AAK-ja e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Ndonëse ende jo zyrtarisht, mësohet se AAK-ja e Gjilanit veç i ka gati emrat e kandidatëve që pret t’i bashkohen listës së tërësishme të këtij subjekti politik me të cilët do të konkurrojë në zgjedhjet e parakohshme nacionale që pritet të mbahen me 8 qershor. Pritet që vetëm formalisht të marrin bekimin e strukturave partiake në Degë.

Portali 2Lonlie mëson se janë pesë emra të cilët pitet të jenë pjesë e listës së përgjithshme të AAK-së, e ata janë Rexhep Kadriu kryetar aktual i Degës së AAK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar komune, Ahmet Isufi, ish deputet dhe nënkryetar në nivelin qendror, Nijazi Idrizi, po ashtu ish deputet deri në shpërbërjen e Kuvendit, Magbule Shkodra, aktualisht punonjëse në ARKEP (Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike, Prishtinë) dhe Fehmi Fetahu që vije nga fusha e biznesit (pronar-Kompleksi Vali Ranch).

EkoHigjiena

Pritet që në vijim këto emra t’i dërgohen nivelit qendror që do ta bëjë gati listën me të gjithë kandidaturat dhe drejtues të AAK-së në Gjilan presin që emrat e propozuar prej Gjilanit do të zënë të gjithë vend në listën përfundimtare prej 120 kandidatëve.

Përndryshe, këto zgjedhje nacionale janë të mirëpritura nga kreu i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu që thotë për 2Lonline se me shpërbërjen e parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme ndërpritet keqqeverisja me vendin dhe krijohet mundësia për një qeverisje të re, ndryshe nga kjo që ishte deri më tani, e kështu hapet një epokë e re për Kosovën, e me këtë edhe për Rajonin e Anamoravës, që sipas Kadriut, qeverisja e deritanishme në krye me kryeministrin Thaçi e kishte lënë krejtësisht pas dore, gjë që, sipas tij, nuk do të ndodh kurrë më, nëse AAK qeverisë me vendin. /2lonline/

Rexhep KADRIU

Ahmet ISUFI

Nijazi IDRIZI

Magbule SHKODRA

Fehmi FETAHU

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.