/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë përmes rrugëve operative se një person i cili gjendet në një kafiterinë te vendi i qujtur “Bunari i Përlepnicës”, në Gjilan, dyshohet se ka në posedim një armë zjarri – revole.
E, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se pas angazhimit të patrullës në lokacion përkatës, dhe gjatë kontrollit që është ushtruar ndaj të dyshimtit, ka rezultua se i lartcekuri kishte një armë me vete, revole e tipit “Beretë Italiane”, e kal.9-mm, me një karikator dhe një fishek të kal.7.65.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që të inicohet rastin në procedurë të rregullt në Gjykatë. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/