DYLON

Ja gabimet që s’duhen bërë në banjo!

Avatar photo Redaksia

Ekzistojnë disa veprime që ne mund ti bëjmë në banjo pa e ditur se po i bëjmë në mënyrë të gabuar. Disa nga këto veprime të gabuara janë;

Përdorni të njëjtën furçë dhëmbësh edhe pasi keni qenë sëmurë

EkoHigjiena

Shpesh jemi të ftohur apo me grip dhe pavarësisht kësaj përdorim të njëjtën furçë edhe kur shërohemi. Kjo është absolutisht e dëmshme për shëndetin pasi mikrobet që gjenden në pështymë dhe mukusin e gojës mbeten aty, duke rritur kështu rrezikun e infeskioneve.

Mbani të gjitha furçat e dhëmbëve në një gotë

Një gjë e tillë nuk duhet bërë as kur jetoni me familjen dhe as me shokë apo shoqe. Secila furçë duhet të ketë vendin e saj, pasi nëse ata prekin njëra-tjetrën atehërë mund të infektoheni.

Vini sapunin në një sipërfaqe të sheshtë dhe pa vrima

Të vësh sapunin në një vend të tillë inkurajoni rritjen e mykut, pasi sapuni i lagësht është një vend ideal për shumimin e baktereve.

Harroni të pastroni perden e dushit

Lagështira e krijuar në perden e dushit shkakton myk, i cili mund të sjellë astmë dhe alergji.

Nuk dezinfektoni vaskën

Të bësh dush është një nga kënaqësitë e jetës, por nëse harroni vaskën tuaj pa dizinfekuar atëherë infeksioni që mund të prekë pjesët intime, të çarat apo plagët mund t’iu hap shumë probleme.

Lini briskun e rrojës në dush

Këtë nuk duhet ta bëni pasi përdorimi i tij disa herë ju ekspozon ndaj baktereve dhe ndryshkut.

Përdorni një sfungjer më shumë se 3 muaj

Sfungjeri i përdorur në banjë tërheq më së shumti bakteret. Nëse e përdorni, gjithmonë pas larjes duhet ta vini që të thahet në të kundërt do të mbushet plot me baktere.