DYLON

Ja fituesit e Turnirit Tradicional në Ping-Pong për nder të profesor Musa Thaçi

Ja fituesit e Turnirit Tradicional në Ping-Pong për nder të profesor Musa Thaçi
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur Turniri Tradicional i Ping-pongut për nder të profesor Musa Thaçi, i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Kamenicës.

Në këtë turnir morën pjesë mbi 40 garues nga të dy gjinitë.

EkoHigjiena

Turnirin e hapi Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën e DKRS-së, Rinë Matoshi.

Kryetari Rahimaj u uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve.

Në këtë turnir tri vendet e para u shpërblyen me mjete financiare dhe mirënjohje.

Ndërsa fituesi i turnirit është shpërblyer edhe me kupë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Fituesit e këtij turniri.

1. Jeton Azizi – vendi i parë

2. Samuel Klose – vendi i dytë

3. Bjondina Hasani – vendi i tretë

Turniri është mbajtur në SHFMU “17 Shkurti” në Muçivërc.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.