DYLON

Ja disa ushqime zgjedhura të ngadalësojnë plakjen

Avatar photo Redaksia

Sipas studimeve të kryera së fundmi, salmoni, qumështi i sojës, fasulet e kuqe, kumbullat e thara, manaferrat, në mënyrë të veçantë mund të përbëjnë eliksirin e jetëgjatësisë.

Salmoni
Salmon ka sasi të mëdha anti-inflamatore omega-3 për të ndihmuar në mënyrë të ngadalshme procesin e plakjes.

EkoHigjiena

Qumësht soje
Dy gota qumësht soje në vend të qumështit normal, mund të rritin butësisht nivelet e hormoneve, sidomos gjatë menopauzës dhe njëkohësisht mund të mbajnë të fortë lëkurën.

Fasulet e kuqe
Ato janë një burim shumë i mirë i flavonoideve, një familje e rëndësishme e antioksidantëve, që mund të mbajnë nën kontroll plakjen. Përveç kësaj, indeksi i ulët glicemik i tyre dhe përmbajtja e lartë e fibrave, shpjegon kontributin e tyre për të mbajtur nivelet e glukozës në gjak të qëndrueshme.

Kumbulla të thara
Konsumimi i sa më shumë kumbullave të thara mund t’ju bëjë të dukeni më të rinj! Arsyeja që ato konsiderohen si një ushqim anti-plakje është, se procesi i tharjes përqendrohet në lëkurë për të ruajtur antioksidantët që ndodhen në fruta.

Manaferrat
Të gjitha llojet e manaferrave përmbajnë vitaminë C, me anë të të cilës stabilizojnë kolagjenin dhe ngadalësojnë zbërthimin e tij për t’i dhënë lëkurës një pamje të re. Për të marrë më të mirën e manaferrave, bëni një përzierje të gjithë llojeve – të konservuara, apo të freskëta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.