DYLON

Ja cili është arsyetimi i Jahjagës që vendi të shkoj në zgjedhje të reja

Avatar photo Redaksia

Mosfunksionimi i rreth tridhjetë agjencive, ndërmarrjeve dhe institucioneve tjera publike e shtetërore për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, mund ta çojë vendin në zgjedhje të shpejta.

Ky, në fakt është arsyetimi ligjor që presidentja e vendit Atifete Jahjaga do ta përdorë në rast të një veprimi të tillë, e që nuk pritet të jetë i largët.

EkoHigjiena

Sipas burimeve të gazetës Tribuna, pengesa e vetme drejt zgjedhjeve të reja është vullneti i qytetarëve serb në veri të Kosovës.

Atje po bëhen hulumtime nëse do të mund të mbaheshin sërish zgjedhje të suksesshme dhe nëse rezultati del të jetë pozitiv atëherë zgjedhjet e shpejta bëhen të pashmangshme.

Jahjaga ka nisur një seri konsultimesh me liderët e partive politike për tejkalimin e ngërçit politik, por koalicioni paszgjedhor LDK-VV-AAK dhe Nisma në njërën anë dhe PDK në anën tjetër nuk po arrijnë që t`i krijojnë institucionet.

Blloku paszgjedhor nuk po e voton kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar që i takon sipas kushtetutës së vendit, derisa PDK nuk po heq dorë nga kjo e drejtë.

Pa zgjedhjen e kryetarit, Kuvendi mbetet i pakonstituuar dhe kësisoj nuk mund të procedohet në zgjedhjen e qeverisë së re.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.