DYLON

Ja cilët këngëtarë nga Shqipëria i mirëpriti në takim kryeministri Kurti

Ja cilët këngëtarë nga Shqipëria i mirëpriti në takim kryeministri Kurti
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim këngëtarët nga Shqipëria Irma Libohova, Kozma Dushi, Ermira Babaliu, Liljana Kondakçi dhe Luan Zhegu.

Ky i fundit u kthye në Kosovë pas plot 45 vitesh.

EkoHigjiena

Ata mbrëmë, para një audience të madhe, kishin performuar në koncertin “Nostalgjia”, nën drejtimin e Maestro Lambert Jorganxhi, e të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Kryeministri Kurti falënderoi këngëtarët e mirënjohur për punën e tyre në ngritjen e vlerave të artit dhe të kulturës shqiptare, përmes këngës si brenda poashtu edhe jashtë vendit.

Në takim, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe Këshilltari në Ambasadën e Shqipërisë, Artur Bushati. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.