Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri – Luta, gjatë prezantimit të punës së qeverisjes komunale, të këtij gjashtëmujori dhe synimet për gjashtë mujorin tjetër, para qytetarëve gjilanas përgjatë një tubimi publik, ka folur edhe për prioritetet e qeverisjes së tij.
Luta ka thënë se katër prioritetet kryesore të qeverisjes vazhdojnë të jenë, arsimi, shëndetësia, infrastruktura rrugore dhe pako për familjen.
“Po aplikojmë një qeverisje shumë më agresive në krahasim me mandatin e kaluar, sa i përket realizimit të prioriteteve dhe nuk do të ketë kompromise. Ata që nuk i kryejnë detyrat, duhet t`i lirojnë pozitat e drejtorit”, ka thënë ndër tjerash, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.